Një vajzë e vogël vetëm 5 muajshe nga Patra ka ndërruar jetë në spitalin e Rios. Vogëlushja u shtrua në ICU të Fëmijëve në Rio me Covid-19 dhe pati hemorragji cerebrale në tru.
Prindërit e vogëlushes morën vendimin e guximshëm për të dhuruar organet e fëmijës së tyre, duke shpëtuar kështu jetë të tjera. Leja është dhënë nga prindërit dhe prej mëngjesit të sotëm po vijon procedura e heqjes së organeve.
Sipas mediave greke, disa nga organet do të dërgohen jashtë vendit për të gjetur persona që kanë nevojë për to.
Arena e Lajmit