Vendimi për ngritjen e inceneratorëve, Berisha tregon klauzolën “sekrete”: Edhe kur të ikë Rama qeveria do jetë e detyruar të paguajë

Inceneratori I Tiranes

Gjatë konferencës për shtyp, kreu i demokratëve, Sali Berisha tregoi një nen të marrëveshjes së qeverisë me kompaninë e inceneratorëve që detyron ekzekutivin të mos ndërpresë pagesat, pavarësisht se kush është në qeveri.

“Ky nen edhe njëherë jua lexoj që t’ia përcillni shqiptarëve. Pamundësia e heqjes dorë nga kontrata. Asnjë dispozitë nuk bën të mundur tërheqjen e njërës palë nga kontrata. Edhe nëse ikën Rama edhe qeveria që vjen është e detyruar të hedhë paratë. Vetëm hajdutë si ai mund të firmosin kontratë si kjo. Nuk ka kontratë që nuk zgjidhet përveç kontratave të Edi Ramës. SKAP-i kryen një vepër penale që nuk ndalon. Është më mirë që të veprojë SPAK. Ai gjyq do të jetë i pashmangshëm. Edi Rama ka firmën e tij mbi një bonus që i jep një sipërmarrje që nuk ekzistonte mbi tokë”, tha Berisha.

Vendimi për ngritjen e inceneratorëve, Berisha tregon klauzolën “sekrete”: Edhe kur të ikë Rama qeveria do jetë e detyruar të paguajë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook