Megaoperacioni i SPAK/ Kallashnikov, municione dhe targa të huaja, çfarë u gjet në dhomën e një hoteli ku qëndronte Ervis Martinaj (FOTO)

Regj22

Gjithçka duket se ka qenë e mirëmenduar nga bandat e krimit të organizuar, që u demaskuan sot nga dëshmia tronditëse e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumani.

Gazetarja Klodiana Lala ka siguruar për BalkanWeb pamje nga sendet e paligjshme të sekuestruara sot në kuadër të një megaoperacionit për goditjen e 8 grupeve kriminale, 4 në Elbasan, 3 në Tiranë dhe 1 në Durrës.

Siç shihet në foto, policia gjatë kontrolleve të ushtruara në një dhomë hoteli, ku mendohet se qëndronte Ervis Martinaj, ka gjetur sende të paligjshme, mes tyre një kallashnikov, që e kishte në një tavolinë ku brenda saj kishte një sirtar të padukshëm.

Në këtë sirtar kishte duke nisur nga targa të huaja, kallashnikov, municione, dhe pajisje të tjera që përdoren për krime. Po ashtu mes këtyre sendeve është dhe një parfum Tom Ford.

Arena e Lajmit

Megaoperacioni i SPAK/ Kallashnikov, municione dhe targa të huaja, çfarë u gjet në dhomën e një hoteli ku qëndronte Ervis Martinaj (FOTO)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook