“Të enjten largojini fëmijët nga ekrani!”, Rama paralajmëroi “fakte” për Portin e Durrësit në parlament, Vasili: Do hapet puseta e gënjeshtrave, krim të infektohen

Petrit Vasili

Deputeti i Partisë së Lirisë Petrit Vasili ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama i cili tha sot se mezi po pret “seancën e parlamentit javën tjetër, ku të gjitha faktet do t’i ndajmë mirë e mirë me shqiptarët” për Portin e Durrësit.

Vasili apelon të largohen fëmijët nga ekrani, pasi sipas tij do hapet pusetave e gënjeshtrave duke numëruar disa prej lajmeve ‘fake’ të shpërndara nga kryeministri Rama.

Ai thekson se Porti i Durrësit është aferë e përbindshme dhe s’ka gënjeshtër të Edi Ramës, që e shfajëson dot këtë përveçse e rëndon keq e shumë më keq.

POSTIMI I PLOTË
Ju flet Radio Rama; të enjten ne ora 10.00 do të transmetojmë emisionin:
“Një thes me gënjeshtra për Portin e Durrësit. Skenari, Regjia dhe Skenografia Edi Rama dora vetë. Ju ftojmë te mos na ndiqni”.

Rama ka bërë ciu-ciu prapë për Portin e Durrësit dhe ka thënë që do vijë në Kuvend e do na çudisë.
Po ç’do na çudisë më?

Ia ka arritur për së mbari të na çudisë me Manhattanin e Zagrebit🤣🤣🤣
Të enjten Rama do tregojë përrallat me Manhattanin e Alabbarit në Zagreb, e mirëpresim gënjeshtarin!
Skenari i të enjtes përmban edhe tre pika të tjera të rendit të ditës për prezantimin nga qeveria e paketës së re qeveritare:

“Gënjeshtra Made in Rama”:
1. Rrëfim për protestuesit në Algjeri në kohen e Pandemisë, që Rama i shndërroi në shpërndarje nga policia me dhunë në Spanjë.
2. Rrëfim nga Rama për burgun imagjinar për energjinë në Zvicër si një gënjeshtër madhështore made in Rama.
3. Rrëfim se si Rama e bëri pasurinë e kartelit meksikan të drogës në Sinaloa më të madhe se GDP e Gjermanisë megjithëse ishte 1200 herë më e vogël.
Të enjten largojini fëmijët nga ekrani sepse do të hapet puseta e gënjeshtrave dhe është krim të infektohen me virusin e gënjeshtrës Made in Rama.
P.S. Porti i Durrësit është aferë e përbindshme dhe s’ka gënjeshtër të Edi Ramës, që e shfajëson dot këtë përveçse e rëndon keq e shumë më keq.

“Të enjten largojini fëmijët nga ekrani!”, Rama paralajmëroi “fakte” për Portin e Durrësit në parlament, Vasili: Do hapet puseta e gënjeshtrave, krim të infektohen

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook