Fitorja ndaj Sasuolos, Alegri: Dëmtimi i Di Marias nuk më frikëson, duhej që…

Vështirë se edhe në rangjet e gazetarëve dje kishte rëndësi një analizë taktike e bërë e freskët pas fitores 3-0 të Juventusit ndaj Sasuolos, pasi e gjithë vëmëndja ishte e përqendruar te gjendja fizike e Angel Di Marias, me trajnerin Masimiliano Alegri që qetëson të paktën në pritje të analizave situatën:

ALEGRI

“Me fytyrën e zbehtë që Angel ka duket gjithmonë sikur ka diçka të rëndësishëm (qesh)… E vërteta është se atë problem të vogël ai e pati edhe një javë më parë.

Ndoshta ndaj Sasuolos vendosi që të dëfrehej pak më shumë sesa duhej dhe ishte gabimi im që pas golit tonë të tretë nuk e thirra në stol.

E rëndësishme tani është që fituam një ndeshje të parë të rëndësishme, pasi kishte shumë entuziazëm në stadium dhe është gjithmonë jetike ta nisën mbarë.

A jam i shqetësuar për dëmtimin e Di Marias? Jo, nuk jam. Do të presim vizitat mjekësore, por gola me Angelin dhe ishte mirë. Këto probleme vijnë si rrjedhojë engarkesës që akumulohet tani në fillim të sezonit.

Ka gjithmonë pak tension më shumë, por besoj se nuk është asgjë shqetësuese”.

Arena e Lajmit


Fitorja ndaj Sasuolos, Alegri: Dëmtimi i Di Marias nuk më frikëson, duhej që…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook