FOTO/ Akuzohet për 8 raste përdhunimi, publikohen pamjet e rezidencës prej 4.8 milionë paundësh të kampionit të Botës

Vijon çështja gjyqësore ndaj ish-lojtarit të Manchester City-t, Benjamin Mendy i cili akuzohet për përdhunim. Në seancën e zhvilluar ditën e djeshme, janë publikuar pamjet e brendshme të rezidencës prej 4.8 mln paundësh të futbollistit francez.

benjaminmendy

Filmimet janë kapur nga kamera e trupit të policisë që zhvilluan kontrolle disa muaj më parë. Në këtë çështje është i përfshirë edhe miku i Mendy, Louis Saha Matturie i cili sipas mediave britanike dyshohet se siguronte vajzat e reja si dhe kërcimtaret e klubeve të natës dhe i sillte në rezidencën e ish-mbrojtësit të City-t i cili më pas i përdhunonte.

Pishina, palestër personale, dhoma zhveshje, SPA-ja, garderoba gjigante dhe kuzhina e futbollistit ishin pamjet e publikuara në seancën gjyqësore.

Në mure shiheshin piktura të Mendy, i cili dyshohet se përdhunoi tre gra brenda një nate pas një feste në shtëpinë e tij. Dy prej dhomave të shtëpisë të konsideruara si “dhomat e panikut”, ku viktimat kanë deklaruar se Mendy i ka përdhunuar.

Si dhoma e gjumit, ashtu edhe zyra e katit të poshtëm të shtëpisë së madhe kishin një mekanizëm të posaçëm mbyllëse, i cili krijonte një ‘dhomë paniku’ në rast vjedhjeje, e cila mund të hapet vetëm nga brenda dhe jo nga jashtë.

Juria dëgjoi se si një person duhet të dinte se si të hapte dyert e këtyre dhomave nga brenda, që do të thoshte se gratë besonin se ishin mbyllur. Viktima të tjera të supozuara pretendojnë se Saha ua mori telefonat kur mbërritën në rezidencën e madhe dhe të izoluar të njohur si Spinney.

Mendy i ka mohuar të gjitha akuzat për përdhunim dhe sulm seksual. Saha, 40 vjeç, gjithashtu është deklaruar i pafajshëm për të gjitha akuzat me të cilat përballet, të cilat përfshijnë tetë akuza për përdhunim dhe katër akuza për sulm seksual.

shtepia-benjaminmendy (2)shtepia-benjaminmendy (3)shtepia-benjaminmendy (4)shtepia-benjaminmendy (5)shtepia-benjaminmendy (6)shtepia-benjaminmendy (7)shtepia-benjaminmendy (8)shtepia-benjaminmendy (1)

Arena e Lajmit


FOTO/ Akuzohet për 8 raste përdhunimi, publikohen pamjet e rezidencës prej 4.8 milionë paundësh të kampionit të Botës

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook