Apartamentet luksoze te porti i Durrësit, deklarata diskriminuese e deputetit të PS: A mund t’ia falim një vend krenarie për qytetin familjeve të pastreha?

1200 630 6178ef416455c

Deputeti i Partisë Socialiste Alban Xhelili gjatë një debati televiziv u shpreh se qytetarët të cilët kanë mbetur të pastrehë nga tërmeti i vitit 2019 nuk duhet të përfitojnë banesa në zonën e apartamenteve që do të ndërtohen si pjesë e projektit të Portit të Durrësit.

Xhelili u shpreh se zona e apartamenteve do jetë një vend krenarie për qytetin e Durrësit dhe se është një investim i madh, ndërsa sa i përket personave të mbetur pa strehë u shpreh se nuk do ishte dakord që banesat e tyre të jepeshin në këtë zonë.

“A do ishe dakord po t’i falnim një zonë të tillë ku do të jetë vend krenarie për qytetin e Durrësit familjeve të pastreha? Ne po bëjmë gjithë atë investim, për familjet e pastreha ne po bëjmë një qytet, ajo nuk do jetë geto, do jetë lagje moderne. Kush e tha që nuk janë të denjë, as ti dhe unë nuk jemi të denjë për të qëndruar te Marina, fola për veten time. Je pak konfuz, thashë që edhe unë nuk jam i denjë për të Marina. Nuk e thashë atë gjë, me 1500 euro metrin katror nuk ka mundësi shteti t’i sistemojë të gjithë aty”, u shpreh ai gjatë debatit.

Arena e Lajmit

Apartamentet luksoze te porti i Durrësit, deklarata diskriminuese e deputetit të PS: A mund t’ia falim një vend krenarie për qytetin familjeve të pastreha?

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook