UEFA inspekton “Kukës Arena”/ Ja çfarë ndeshjesh mund të luhen në impiantin modern

Si të mos mjaftonte festa madhështore e inagurimit, kuksianët kanë marrë sot një tjetër lajm fantastik! Stadiumi “Kukës Arena” është vizituar sot nga zyrtarë të UEFA-s dhe FSHF-së në kuadër të procesit licencimit të impiantit më të ri dhe modern të futbollit shqiptar.

inspektimi_kukes_arena_uefa-1024x768

Para kësaj vizite FSHF kishte informuar UEFA-në për të gjitha kriteret që përmbush aktualisht stadiumi i Kukësit. Nga qeveria e futbollit europian i dërguari për këtë vizitë inspektuese ishte Dane Jost, i cili është inspektor i sigurisë së stadiumeve në UEFA, ndërkohë që të pranishëm ishin edhe drejtues të kubit të Kukësit.

Zyrtari i UEFA-s u shfaq i kënaqur nga niveli dhe facilitetet që ofron stadiumi, që sipas projeksioneve për nga kriteret që përmbush pritet të jetë i kategorisë 3 të UEFA-s. Inspektori i UEFA-s ka lënë disa detyra për t’u përmbushur në mënyrë që stadiumi të arrijë këtë kategori, ndërkohë që bëhen fjalë për ndryshime lehtësisht të realizueshme në një kohë shumë të shpejtë.

WhatsApp-Image-2022-03-18-at-16.35.52

Me plotësimin e kritereve pritet që “Kukës Arena” të licencohet nga UEFA për të pritur edhe ndeshje të rëndësishme të kompeticioneve ndërkombëtare, qoftë në nivel klubesh, qoftë në nivel ekipesh kombëtare, thuhet në njoftimin zyrtar të FSHF-së.

Arena e Lajmit


UEFA inspekton “Kukës Arena”/ Ja çfarë ndeshjesh mund të luhen në impiantin modern

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook