Çelsi prej kohësh ndjek me interes mbrojtësin e Leistërit, Uesli Fofana, me “Blutë” që gjithashtu kanë ofruar deri në 75 milionë euro.
Gjithsesi, “Dhelprat” nuk janë të lumtur me këtë shumë dhe kërkojnë deri në 85 milionë.
Duket se Tod Boehli nga ana tjetër, nuk ka ndërmend që të harxhojë këtë shumë për 21-vjeçarin francez.
Kështu Fofana i është kthyer kundër klubit të tij, duke i kërkuar menjëherë shitjen drejt Çelsit dhe të pranojnë ofertën e radhës.
Arena e Lajmit