Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta, ka vizituar ditën e sotme Panairin e Librit.
Meta është ndaluar në disa stenda shtëpish botuese, duke treguar interes për librat e rinj dhe të veçantë që janë sjellë këtë vit.
Meta në një prononcim për mediat tregoi dhe zhanrin e preferuar të librave të bashkëshortes së tij, të cilët i beu dhe një libër në këtë panair.
“Ishte kënaqësi e madhe të vizitojë panairin e librit. Nuk ishte e lehtë të realizojë këtë vizitë, për arsye të pjesëmarrjes së gjerë të shumë shtëpive botuese nga të gjitha trevat tona. Nuk ishte e lehte dhe për shkak të pjesëmarrjes së lexuesve, t3 fëmijëve, të të rinjve dhe kjo është e mrekullueshme. Libri është i pazëvendësueshëm pavarësisht zhvillimit të teknologjisë. Është jo vetëm antistres, në këtë botë virtuale, por është mundësi për t’u thelluar për të udhëtuar në hapësirë dhe kohë për të analizuar dhe për t’u frymëzuar për të ardhmen. ishte kënaqësi për të vizituar disa stenda, pasi ishte e pamundur për të gjitha.
Ajo i ka qejf filmat që mbarojnë me momente të lumtura dhe unë i mora një libër që mbaron kështu. Por kënaqësi e imja ishte të vizitoja stendën që promovojnë kulturën arbëreshe me të cilën kam qenë i lidhur në këto 5 vite shumë kur isha president. Jam shumë i dhënë pas historisë, pasi është shumë e rëndësishme për të kuptuar të kaluarën, por dhe për të mësuar për të ardhmen, edhe për letërsinë artistike, pasi kemi nevojë për gjëra të bukura. Kemi nevojë për të dalë dhe nga ky realitet. Letërsinë e kemi më mirë se Shqipërinë për momentin, por është momenti që ta bëmë më humane.”, tha Meta.