Situata pas reshjeve në vend, Vasili: Rama memec për përmbytjet, llafazan për Portin e Durrësit

316420757 688399659310961 7286728897940679311 N

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili, ka reaguar për situata me reshjet në vendin tonë. Në një reagim në Facebook, Vasili shprehet se “Edi Rama për përmbytjet memec, për Portin e Durrësit llafazan!!”.

Sipas tij kryeministri nuk ka reaguar për situatën e krijuar nga reshjet në vend, ndërsa shqiptarët kanë nevojë për ndihmë.

Reagimi i plotë:

Edi Rama per permbytjet memec, per Portin e Durresit llafazan!! Asnje fjale nga ky medemek kryeministri i Shqiperise nderkohe qe gjithe vendi eshte ne daren e permbytjeve. Ky llafazani i palodhur qe flet dhjete here ne dite per Portin e Durresit per permbytjet hiç fjale.
Sot duan ndihme shqiptaret por kryeminister nuk kane. Kryeministri eshte ne kembe vetem kur behet fjale per grabitje te medha si Porti i Durresit etj afera pa fund. Edi Rama dil e fol se sot eshte Shqiperia ne hall. Po nuk ke faj per ty hall eshte vetem Porti i Durresit se paradhenia te merr me qafe! O KM ja ku i ke Fotot e qyteyeve nen uje dil e fol, apo po pret te dale dielli e te fillosh hartimet idiote me beteja e me armiq!

Situata pas reshjeve në vend, Vasili: Rama memec për përmbytjet, llafazan për Portin e Durrësit

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook