Verona e nisi në mënyrën mjaft të keqe sezonin e ri të Serisë A, ku në javën e parë të kampionatit u mposhtën thellë me rezultatin 2-5 ndaj Napolit në stadiumin “Marc’Antonio Bentegodi”.
Ajo që ra më shumë në sy, ishte dëmtimi qesharak i sulmuesit të skuadrës nga Veneto, Kevin Lazanja pas golit të barazimit të përkohshëm 2-2 nga ana e Henrisë.
Ky i fundit, duke festuar golin ka goditur me bërryl në mënyrë të pavullnetshme shokun e tij të skuadrës, Lazanjën duke e shtrirë menjëherë në tokë.
Pamje që menjëherë u bënë virale.
– Arena e Lajmit