Arrestohet 1 nga 3 shqiptarët e përshirë në kultivim të kanabisit. Mediat greke shkruajnë se i arrestuar është “koka” e grupit kriminal të drogës në Greqi.
Autoritetet greke kishin identifikuar dhe shpallur në kërkim tre shqiptarët e moshave 32, 34 dhe 42 vjeç.
Aktiviteti kryhej në pyjet e Agias, ku ishin mbjellë tre plantacione me 2193 fidanë kanabis. Vendi ishte strategjik pasi ishte mbjellë midis dy fshatrave Rakopotamos dhe Sklithro, ku bimësia e dendure e pyjeve të tyre e bënte të vështirë evidentimin e kanabisit të mbjellë.
Për të mos rënë në sy të policisë, shqiptarët kishin mbuluan plantacionin me bimë shkurre, ku jetonin në kasolle të improvizuara, nga ku monitoronin zonën.
Për operacionin u vunë në dispozicion mbi 60 oficerë policie, ku sekuestruan mbi 22 kg kanabis, 4865 euro dhe 3800 lekë shqiptare.
Arena e Lajmit