“Platforma e Alibeajt është e rrëzuar”, Arion Sulo: Pse opozita nuk vendos dot kushte për ‘presidentin konsensual’. Bardhi: Do futemi në negociata, por…

Screenshot 37

Analisti Arion Sulo i ftuar sot në ‘Open’ në ‘News24’ deklaroi se platforma e propozuar nga Enkelejd Alibeaj për zgjedhjen e presidentit të ri do të rrëzohet. Sipas tij, opozita nuk mund të vendosë kushte që të merret në konsideratë kandidatura që do të zgjedhin demokratët, duke shtuar se maxhoranca i ka votat.

Ndërkohë, deputeti i PD-së, Gazment Bardhi tha se opozita ka kërkuar transparencë për procedurat për zgjedhjen e presidentit si dhe kandidaturat. Mes të tjerash ai shtoi se opozita do i bashkohet negociatave.

DISKUTIMI
Arion Sulo:
Platforma e Alibejat është e rrëzuar. Opozita e Alibeajt dje paraqiti platformën që maxhoranca s’e pranoi për ta zgjedhur presidentin si propozim i opozitës. Nuk mundet që opozita të zgjedhë dhe të ketë propozimin e vetë. Në dokumentin e zotit Alibeaj thuhet se opozita me çdo kusht të propozojë kandidatin. Maxhoranca i ka votat në radhë të parë. Si mundet të bëhet imponimi. Opozita nuk është e unifikuar, s’i ka votat e bllokut opozitar. Kjo krijon problem të madh, Rama po e përdor opozitën. Po përdor grupimin e Berishës, të Alibeajt dhe të tjerët. Zoti Alibeaj po e përdor rastin e presidentit për t’i dhënë kredite vetes. Rama e ka treguar se ça presidenti do, që ta ketë të kundërtën e Ilir Metës.

Bardhi: Platforma ka dy qëllim, të kemi qëllime të paracaktuara dhe një proces gjithëpërfshirës parlamentar. Ajo që kemi bërë propozim për procesin, është që mos të jetë një proces i ngurtësuar.

Sulo: Në fund të platformës thuhet; me çdo kusht kandidati duhet të jetë konsensual. Ju i jepni të drejtë Ramës që të bëjë një proces fasad.
Bardhi: Nëse do të duhet ta bëjë fasadë Rama, do të duhet ta bëjë pa opozitën.

Sulo: Që të dalë opozita që nuk e propozon ti, por ne, kjo nuk ka sens. Por duhen negociata të hapura.

Bardhi: Do futemi në negociata. Por edhe për përcaktimin e negociatave. Maxhoranca mund të propozojë një proces të ngjashëm, që garanton përfshirjen e opozitës. Çdo lloj formulë, ne e kemi dhënë një të tillë se si e mendojmë ne një proces gjithëpërfshirës. Ky propozim nuk është i ngurtësuar, por duhet të negociohet me maxhorancës. Si fillim do të duhet të përcaktojmë rregullat e këtij procesi.

“Platforma e Alibeajt është e rrëzuar”, Arion Sulo: Pse opozita nuk vendos dot kushte për ‘presidentin konsensual’. Bardhi: Do futemi në negociata, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook