Aleksis Sançez u largua nga Interi pak ditë më parë me kilianin që ka startuar një aventurë të re te Marseja. Lidhur me transferimin e tij ka folur edhe vetë trajneri i skuadrës franceze, Igor Tudor i cili e ka cilësuat si një transferim tepër të rëndësishëm duke shkuar deri aty sa e ka krahasuar me një emër të madh si Kristiano Ronaldo përsa i përket etikës së punës.
“Sançez është një lojtar i madh të gjithë e njohin kualitetin dhe aftësitë e tij.
E kam vëzhguar shumë gjatë javës në stërvitje ka një etikë punë të jashtëzakonshme si ajo e Ronaldos.
Mendoj se ka disa gjëra të përbashkëta me portugezin.”, u shpreh Tudor.
Arena e Lajmit