Vdekja e Diego Armando Maradonës tronditi botën e futbollit ku të shumtë ishin legjendat e këtij sporti që reaguan publikisht lidhur me ngjarjen dhe duke treguar lidhjen e tyre me legjendën argjentinase.
I radhës duket se ka qenë ish-fituesi i “Topit të Artë”, Hristo Stoiçkov i cili ka folur lidhur me këtë temë duke u shprehur se disi e ndjen veten fajtor për vdekjen e Maradonës duke theksuar se mendon se ai mund të kishte bërë diçka më shumë për ta ndihmuar.
“Kishim një raport shumë të mirë, flisnim shpesh, port hera e fundit që më ka telefonuar ka qenë në vitin 2016.
Folëm në ditën e ditëlindjes time, më mori për të më uruar dhe ajo ka qenë hera e fundit që komunikuam. Ai flinte shumë, luante vraponte, ishte i papërmbajtshëm.
E pash duke vuajtur shumë, ndihem fajtor që nuk mund të bëja diçka për ta ndihmuar shpresoj që të prehet në paqe.”, u shpreh Stoiçkov.
Arena e Lajmit