Kristjan Asllani shënon golin e tij të parë në kampionatin italian në “San Siro” përballë Interit të Simone Inzaghit. Mesfushori shqipar që po shkëlqen me skuadrën e Empolit këtë sezon në Serie A, ka gjetur rrugën e rrjetës për herë të parë në karrierë në elitën e futbollit italian përballë kampionëve në fuqi.
Në minutën e 28-të pasi merr një top të gjatë nga mbrojtja, Asllani kontrollon me shumë klas në zonën e zikaltërve dhe me një goditje teknike mposht portierin Samir Handanovic.
Kujtojmë se 20-vjeçari po luan vetëm sezonin e parë në Serie A, megjithatë ia ka dalë të evidentohet dhe për të elozhet janë të shumta ndërsa emri i Asllanit po lakohet gjithnjë e më shumë në merkato ku Napoli, Milan, por edhe Inter janë mes klubeve të interesuar për djaloshin kuqezi.
-GOLI I ASLLANIT
Arena e Lajmit