Përmbytjet/ Tabaku: Situata me reshjet e rrezikshme, jetët dhe prona e shqiptarëve të rëndësishme

Whatsapp Image 2022 11 21 At 10.17.14

Në nisje të mbledhjes së Komisionit të Integrimit Europian, kryetarja e Komisionit Jorida Tabaku vuri në dukje situatën e vështirë që po përballen qytetarët në veri të Shqipërisë. Ajo nënvizoi se në këto momente qeveria duhet të ishte në gjendje gatishmërie të lartë pasi reshjet pritet të vazhdojnë.

Siguria e jetës, theksoi ajo ndërsa nisi komisioni, dhe më tej siguria e pronës janë tejet të rëndësishme ndaj qeveria duhet të fokusohet tek këto të dyja. Vëmendja kryesore e qeverisë duhet të jetë aty.

Më tej deputetja Tabaku vuri në dukje edhe situatën e krizës ekonomike duke u fokusuar në TVSH-në për ushqimet.

“Meqenëse edhe sot në Komision po diskutojmë ligjin për TVSH-në”, vazhdoi ajo, “dua të tërheq vëmendjen e qeverisë për të ulur TVSH-në e ushqimeve pasi koha e krizës po prek gjithnjë e më shumë situatën ekonomike dhe portofolin e çdokujt. Shqiptarët kanë nevojë për aksione më shumë se sa për fjalë propagandistike apo për t’i kujtuar agresionin rus ndaj Ukrainës. Duhet të ngrihemi në lartësinë e nevojës që kërkon sot vendi!”.

Arena e Lajmit

Përmbytjet/ Tabaku: Situata me reshjet e rrezikshme, jetët dhe prona e shqiptarëve të rëndësishme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook