Reali mundi Frankfurtin mesjavën e kaluar, duke fituar Superkupën e Europës me formacion “tip” që jemi mësuar të shohim në sezonin e kaluar.
Ndaj Almeriasit të dielën në La Liga, Ançeloti bëri 4 ndryshime në formacion. Alaba, Militao, Kasemiro e Modriç në stol, ndërsa Rydiger në kopje me Naçon në qendër të mbrojtjes, si dhe Tçoumeni e Kamavinga në krah të Krosit në mesfushë. Rreshtimi i Realit kundër Almerias tregoi se Ançeloti ka një sërë variantesh. Ky Real nuk është i ngurtë dhe çdo gjë varet nga lojtarët që e kompozojnë formacionin ose përshtatjes ndaj kundërshtarit. Kjo u pa në Almeria me pozicionin që zuri Hazard dhe ndryshimin e Valverdes, që u tërhoq në mesfushë.
Ndryshimet që në sezonin e kaluar ishin me pikatore, në këtë sezon do t’i shohim më shpesh. Kjo përbërje ia jep mundësinë Karlos të bëjë më shumë rrotacion dhe të krijojë një Real kameleon.
Arena e Lajmit