“Është jashtë forme”, Balak kritikon ashpër gjermanin e Bajernit: Duhet të përmirësohet ndjeshëm

Trajneri Julian Nagelsman i ka dhënë një tjetër mundësi Leroi Sanesë në fitoren 2-0 të Bajernit kundër Volfsburgut të dielën në mbrëmje. Por sulmuesi i kërkuar nga Mançester Junajtid ka qenë shumë larg formës së tij dhe është përballur me kritika të forta nga ish-mesfushori i Gjermanisë, Mikael Balak.

Sane festa Bajern

Duke folur për “DAZN”, Balak ka treguar se sulmuesi është jashtë forme dhe gjuha e tij trupore lë për të dëshiruar.

“E kam parë të lodhur, të pafuqishëm, të papërgatitur. Gjuha e tij trupore flet vetë, lë për të dëshiruar. Nëse dëshiron të bëhet lojtar i madh, duhet të përmirësohet ndjeshëm, duhet të punojë më shumë, më fort. Ai ka talent, por ka dhe shumë vend për përmirësim”, tha Mikael Balak.

Arena e Lajmit


“Është jashtë forme”, Balak kritikon ashpër gjermanin e Bajernit: Duhet të përmirësohet ndjeshëm

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook