Komisioni i Sigurisë mblidhet për “informacionin e klasifikuar”, Salianji: Çfarë bëni letra kot, e-mailet e SHISH kanë dalë në publik. Qeveria të vijë këtu për përmbytjet

Salianji

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji tha sot se komisioni i Sigurisë Kombëtare duhet të kishte në rend të ditës gjendjen e përmbytjeve dhe jo një ligj për informacionet e klasifikuara kur ato tashmë kanë dalë në publik.

Duke folur në mbledhjen e komisionit ai tha se ministria e Mbrojtjes duhet të jepte informacion për përmbytjet dhe përgjegjësitë që ka qeveria.

“Në ditën kur një prej dikastereve që është nën mbikëqyrjen tonë, që është ministria e Mbrojtjes, ky komision duhet të nisje me përmbytjet, vëmendjen që ka komisioni dhe parlamenti për ti dhënë mbështetje të gjithë trupave që përballen me përmbytjen e shkaktuar drejtpërdrejtë për shkak të babëzisë për të vjedhur para. Së dyti, projektligjet vijnë këtu, kalojnë në parim dy muaj para, pastaj vijnë nen për nen sipas interesit të qeverisë për të zhvendosur vëmendjen nga ngjarjet e ditës”, tha Salianji.

Sipas tij “Çfarë bëjmë letra kot ne për informacionin e klasifikuar kur të gjithë sekretet e Shqipërisë i kanë iranianët, i ke në publik të gjitha. E pyetëm drejtuesin e SHISH dhe tha s’ka rrjedhje, ndërkohë që dolën të gjitha e-mailet e drejtorit, dolën të gjithë drejtuesit e SHISH. Madje ju keni arritur për herë të parë që sekretin më të madh, tani e keni nxjerrë hapur, ai po vjedh hapur me energjinë, po vjedh portin e Durrësit hapur. Ne nuk mund të bëjmë kot sikur bëjmë diskutime të kota dhe sot ne duhet ta nisnim nga situata e përmbytjeve. Qeveria reagimi i parë që bëri ishte përmbytja e zonës, tani vijnë vërdallë drejtorët atje dhe të gjithë banorët aty thonë “nuk kemi mbështetje shtetërore”. Ky është shqetësim që duhet të na bëjë bashkë”.

Komisioni i Sigurisë mblidhet për “informacionin e klasifikuar”, Salianji: Çfarë bëni letra kot, e-mailet e SHISH kanë dalë në publik. Qeveria të vijë këtu për përmbytjet

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook