VIDEO/ Zjarr në ish-zyrat e PD-së në Fier, pamjet nga vendngjarja

Fier

Zjarr në katin e tretë të një godine në Fier. Mësohet se në këtë godinë kanë qenë më parë zyrat e PD, ndërsa aktualisht ky kat është i pashfrytëzuar.

Gazetari Ervis Kuçi raporton për BalkanWeb se në katin e parë të godinës ndodhet edhe çerdhja nr 1 e qytetit. Zjarrfikësit janë lajmëruar nga banorë të zonës të cilët kanë parë të dalë tym nga dritaret.

Kanë qenë banorët e zonës ata që kanë njoftuar shërbimin e zjarrfikëses, e cila ka bërë të mundur shuarjen e zjarrit.

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 18:50, në lagjen “29 Nëntori”, Fier, në katin e tretë të një ndërtese e cila ishte e papërdorshme, ka rënë zjarr.

Në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë dhe zjarrëfikëset, të cilët bënë të mundur fikjen e zjarrit. Po punohet për sqarimin e shkaqeve të rënies së tij.

Arena e Lajmit

VIDEO/ Zjarr në ish-zyrat e PD-së në Fier, pamjet nga vendngjarja

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook