Ish-fituesi i Topit të Artë, Majkëll Ouen, duket se ka shpërthyer së fundmi, për shkak të asaj që i bëjnë vajzës së tij 19-vjeçare, të cilën e ngatërrojnë me një modele që shet foto dhe video të saj në platformën “Only Fans”.
Disa foto të modeles Xhill Elen, u përhapën me shpejtësi në web, me fansat që menduan se ishte Xhema Ouen.
Siç bëjnë me dije mediat në Angli, theksohet se ish-futbollisti anglez është i shqetësuar dhe i tërbuar për këtë arsye. Gjithashtu ato shtojnë se ai është një baba që përkujdeset për të bijën dhe që do ta mbrojë imazhin e saj deri në fund.
Arena e Lajmit