Përmbytjet në Shkodër/ “Nuk kishim rrugë tjetër”, Rama publikon deklaratën e Berishës në 2010: Si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë

Kryeministri Edi Rama ka bërë një krahasim të deklaratave të thënë nga kreu i PD, në atë kohë kryeministër i vendit, mbi përmbytjet në Shkodër në vitin 2010.

Në atë kohë Berisha shprehej se 3700 metër kub shkarkime ishin rruga e vetme dhe se madje parashikoi se mund të detyroheshin që me hapjen e portave të kaskadës së Drinit, mund të rritej sasia e shkarkimit.

Ndërkohe hapjen e portave të digës që shkaktoi përmbytjen ditën e dielë nnë Shkodër, Berisha e ka quajtur përmbytje qeveritare.

“3700 metër kub shkarkime. Në 2-3 natës ato arritën 4500. Shumë vështirë nuk mund t’i mbash, nuk ke rrugë tjetër. Mund të na detyrojë për derdhje më të mëdha”, thoshte Berisha në vitin 2010.

“Prandaj kanë bërë këtë përmbytje ata me 3700 metër kub shkarkime. Thonë se u përmbytën nga shirat që ranë. Është krejtësisht e pavërtetë. Përmbytja është qeveritare”, tha Berisha dje ndërsa vizitonte Shkodrën.

Ndërkohë, në një postim në Twitter, Rama shkroi se nuk e kupton si ka mundësi që dikush i shkon pas një rrjedhjeje të tillë, referuar Berishës.

“Pyetja nuk është se si mund të ketë kaq rrjedhje robi, po si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë?!”, ka shkruar Rama.

Përmbytjet në Shkodër/ “Nuk kishim rrugë tjetër”, Rama publikon deklaratën e Berishës në 2010: Si mund të ketë akoma rob që shkojnë pas një rrjedhjeje të tillë

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook