Në paraburgim dhe pastruesja/ Ish-zyrtarja Alda Klosi transferohet nga spitali në burgun ‘325’

Alda Klosi

Ish-zyrtarja e Kryeministrisë, Alda Klosi, e cila u arrestua për fshehje të pasurisë, është transferuar nga spitali i QSUT-së, në paraburgim. Lajmi konfirmohet nga burime për BalkanWeb.

Mësohet se transferimi i ish-zyrtares, ndaj të cilës Gjykata caktoi para dy ditësh masën ‘arrest me burg’, është kryer rreth orës 15:00. Alda Klosi është transferuar në burgun e grave 325 te “Ali Demi”, institucion ku qëndron dhe pastruesja që ishte punësuar në banesën e saj, Rozeta Dobi.

42-vjeçarja ditën e arrestimit Klosi është ndjerë keq dhe për shkak të gjendjes shëndetësore ajo u dërgua për mjekim në Qendrës Universitare Nënë Tereza, ku qëndroi për disa ditë. Klosi akuzohet për veprat penale; “pastrim parash”, “fshehje të pasurisë” dhe “deklarim të rremë para oficerit të Policisë Gjyqësore”.

Arena e Lajmit

Në paraburgim dhe pastruesja/ Ish-zyrtarja Alda Klosi transferohet nga spitali në burgun ‘325’

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook