Ditë vendimtare për Taulant Seferin, derbi Tirana-Partizani në merkato për…

Vorskla Poltava i ka vënë në tavolinë Tiranës Taulant Seferin.

SEFERI

Bardheblutë duhet të vendosin nëse do të shesin yllin e tyre të skuadrës apo do të shohin diçka tjetër.

Vorskla Poltava, ka bërë një ofertë që mendohet se është prej 500 mijë eurosh për kartonin e tij, por edhe një rrogë të majme.

Autori i 19 golave sezonin që shkoi është duke medituar për ofertën ashtu si dhe drejtuesit e klubit, të cilët duhet të vendosin deri në fund të javës.

E sigurt është që Seferi nuk llogaritet si pjesë e Tiranës në këtë sezon, veç përmbysjes së situatës.

Po kështu, Tirana pret të bëjë edhe dy goditje.

ALBION MARKU 1

Një është mbrojtësi i djathtë, Albion Marku, për të cilin gjërat duken pothuajse të mbyllura.

Për lojtarin ka derbi me Partizanin, pasi edhe të kuqtë po e kërkojnë.

Ndërkohë, në fund mund të afrohet edhe një futbollist tjetër për të plotësuar bardheblutë. Kujtojmë që në Europë, Tirana koleksionoi 4 humbje rresht.

Arena e Lajmit


Ditë vendimtare për Taulant Seferin, derbi Tirana-Partizani në merkato për…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook