TIRANË
Deputeti i PD-së Ervin Salianji ka reaguar me një postim në “Facebook” pas lajmit për arrestimin e një efektivi të policisë shqiptare për vjedhje në Itali.
Salianji shkruan se rasti skandaloz nuk është i vetmi, qeveria përzgjedh, rekruton dhe sugjerohet nga bandat kriminale në emërimet në polici, teksa bën thirrje për të protestuar.
POSTIMI I PLOTË
Polic në Shqipëri, skifter në Itali!
Ditën punon në patrullën e përgjithshme të policisë, natën kapet në Itali duke vjedhur banesa. Rasti skandaloz nuk është i vetmi, qeveria përzgjedh, rekruton dhe sugjerohet nga bandat kriminale në emërimet në polici.
Këta i ka të ngjashëm, me këta kryen paligjshmëritë, lejon kultivimin dhe trafikun e drogës, lejon kontrabandën dhe ndërtimet, këta maskarenj i ka vendosur në shpinë popullit! Dita po u vjen! Protesto!