Ish-mesfushori i Çelsit, Oskar duket se ka filluar të pendohet lidhur me vendimin që mori në vitin 2017 kur u largua nga “Blutë” për të firmosur një kontratë faraonike në Kinë me skuadrën e Shangai Port ku ka fituar mbi 100 milionë paund në 5 vite.
30-vjeçari tashmë dëshiron largimin nga skuadra për tu rikthyer në vendlindje gjë që i është ndaluar nga ana e klubit kinez që ka theksuar se ai është i detyruar të respektojë kontratën me klubin dhe se ata nuk do të pranojnë asnjë ofertë për të.
Oskar postoi një foto ku shfaqej i veshur me fanellën e Flamengos ku shprehu hapur dëshirën për transferimin atje, gjë që iu mohua nga ana e Shangai Port, me futbollistin që u detyrua të postonte një shkrim në “Twitter” ku falënderonte klubin për interesimin dhe tifozët për mesazhet e shumta por duke theksuar se kjo marrëveshje nuk do të kompletohet.
Arena e Lajmit