Murinjo këmbëngul për ta pasur në skuadër, Roma përgatit ofertën e radhës për bomberin e Serisë A

Roma duket se ende nuk e ka mbyllur këtë merkato transferimesh, me klubin kryeqytetas që po studion ofertën e radhës për të arritur te ish-sulmuesi i Torinos, Andrea Beloti.

BELOTI

28-vjeçari po kërkohet me ngulm nga tekniku i verdhekuqve, Zhoze Murinjo që e konsideron si përforcimin e duhur për të kompletuar sulmin, me Belotin që për momentin gjendet në merkato si lojtar i lirë pas përfundimit të kontratës me Torinon.

Për italian ka oferta dhe nga klube të tjera në Francë siç është Nisa, por dëshira e tij duket të jetë qëndrimi në Serinë A dhe transferimi te Roma duke parë dhe afrimet e bujshme të klubit dhe ambiciet e tyre për sezonin e ardhshëm.

Arena e Lajmit


Murinjo këmbëngul për ta pasur në skuadër, Roma përgatit ofertën e radhës për bomberin e Serisë A

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook