Situata e Kristiano Ronaldos te Junajtid dhe ardhmja e tij në klub duket se ditë pas ditë po bëhen edhe më të paqarta, me portugezin që është shprehur se do të qartësojë gjithçka me një intervistë cila do të botohet pak javë më vonë.
Lidhur me këtë temë ka folur dhe ish-mbrojtësi i “Djajve”, Gari Nevil i cili ka kritikuar këtë mënyrë të portugezit për të trajtuar situatën duke thënë se ai duhet të zgjidhë gjithçka tani dhe nuk duhet humbur kohë.
“Pse lojtari më i madh i të gjitha kohërave sipas meje duhet të presë dy javë për ti thënë të vërtetën tifozëve të Junajtid? Ngrihu dhe fol! Klubi është në krizë dhe ka nevojë për një lider.
Është i vetmi që mund të zgjidhë këtë situatë.”, u shpreh Nevil.
Arena e Lajmit