Arritje historike, goditja e kuqezinjve në merkato bëhet milanisti i 1000-të

Një mijë fytyra të ndryshme, të cilat në mënyrë ideale shfaqen në të njëjtën foto për shkak të një fati të përbashkët: të kenë veshur fanellën e Milanit të paktën një herë në karrierë. Ndeshja kundër Udinezes i lejoi kampionëve në fuqi të Italisë të kalonin një objektiv simbolik, atë të 1000 lojtarëve që kanë dalë në fushë me fanellën kuqezi ose në çdo rast me ngjyrat zyrtare të klubit.

Origi

Divokk Origi kishte nderin të ishte i mijëti: para MilanUdineze rezultati ishte 998, De Ketelare u bë i 999-ti dhe më pas ishte radha e belgut tjetër për të rrumbullakosur shifrën. Për të gjetur njëmbëdhjetë lojtarët e parë të Milanit të të gjitha kohërave, duhet të ktheheni në Mars 1900, në sfidën e fituar nga “Djalli” kundër Mediolanumit. Formacioni kuqezi, i përpiluar nga kronikat e kohës: Hud, Çinjagi, Torreta, Lajs, Kilpin, Valerio, Dubini, Dejvis, Nevil, Alison, Pireli.

KLUBI “QINDSHËAVE”

Brevedan, Soldera, Pici dhe Oleario (1914) të gjithë ndajnë vendin e lojtarit të 100-të që luan për Milanin. Perversi, Parmezani, Bonfilio, Karminjato dhe Bonelo në vitin 1925 kapën njëherazi “titullin” e lojtarit të 200-të. I treqindti ishte Girardengo në vitin 1938. Beraldo dhe Pedroni (në vitin 1952) kapën së bashku numrin e 400 lojtarëve që kishin kontribuar për Milanin. I pesëqindti ishte Bonfanti në vitin 1965, teksa murin e 600 lojtarëve e thyen Piot dhe Tasoti në 1980. De Napoli në vitin 1992 u bë lojtari i 700-të në historinë e klubit, teksa të tetëqindtët ishin Fiori, Pikolo, dhe Matri në vitin 2003. Valter Birsa u bë futbollsti i 900-të që luante për kuqezinjtë, teksa Origi mbylli mijëshen të shtunën e kaluar.

PREZENCAT:

8879

Arena e Lajmit


Arritje historike, goditja e kuqezinjve në merkato bëhet milanisti i 1000-të

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook