Boka Zhuniors ka marrë vendimin për të përjashtuar me dy ndeshje futbollistët e saj, Karlos Zambrano dhe Dario Benedeto për shkak të një sherri mes tyre në fundin e pjesës së parë të sfidës mes Boka Zhuniors dhe Rasing Avejaneda që përfundoi në barazim 0-0.
Dy futbollistët u shfaqën me shenja dhunë në fytyrë në pjesën e dytë të lojës pasi ishin konfrontuar fizikisht me njeri-tjetrin në dhomat e zhveshjes.
Boka Zhuniors e cilësoi këtë sjellje si tërësisht të papranueshme dhe dëmtuese për imazhin e klubit duke dënuar kështu dy futbollistët , me skuadrën që gjithashtu po kalon një moment të keq edhe në renditje ku ndodhet në vendin e 12-të të kampionatit.
LEXO EDHE:
FOTO+VIDEO/ Plas sherri te skuadra e njohur, lojtari godet me grushte shokun e ekipit në dhomën e zhveshjes
Arena e Lajmit