“Shpjegimet i dhashë në prokurori”, Gjiknuri pas dëshmisë në SPAK: Rruga Elbasan-Tiranë, një nga abuzimet më të mëdha

Gjiknuri

Ish-ministri i Infrastrukturës dhe Energjisë, Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Socialiste Damian Gjiknuri është paraqitur sot në SPAK ku ka dëshmuar për hetimet për rrugën Tiranë-Elbasan.

Lajmi bëhet i ditur për “BalkanWeb” nga gazetarja Klodiana Lala, duke iu referuar burimeve zyrtare. Ai ka qëndruar përreth 40 minuta në Prokurorinë e Posaçme, teksa foli për mediat pas daljes.

“Isha për të dëshmuar për një nga abuzimet më të mëdha rruga Tiranë-Elbasan që ishte kontraktuar për t’u ndërtuar me një vlerë që nisi me 240 milionë euro dhe përfundoi me një kosto 400 mln euro. Shpjegimet e mia i dhashë në prokurori, kështu që nuk kam gjë për të shtuar”, tha Gjiknuri pasi doli nga SPAK.

Arena e Lajmit

“Shpjegimet i dhashë në prokurori”, Gjiknuri pas dëshmisë në SPAK: Rruga Elbasan-Tiranë, një nga abuzimet më të mëdha

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook