Kokainë me shërbim “Delivery”, shpërndarësi shqiptar i drogës shfrytëzon të drejtat e njeriut për të kundërshtuar deportimin nga Britania (Emri)

Eldjort Ajazi

Një shpërndarës droge shqiptar i burgosur për pjesëmarrjen e tij në një shërbim kokaine të stilit “Delivery” po përdor ligjin evropian për të luftuar deportimin.

Eldjort Ajazi ka vepruar si korrier për aktivitetin ilegal, i cili mendohet të ketë bërë deri në 450,000 £ përpara se të goditej nga policia.

Aktualisht 35 vjeç, Ajazi mbërriti në Britaninë e Madhe në vitin 2006 dhe qëndroi në vend ilegalisht deri në arrestimin e tij në vitin 2020. Ai u deklarua fajtor dhe u dënua me 45 muaj burg në shkurt 2021. Por ish-punëtori i ndërtimit tani po apelon kundër një urdhri që do ta detyronte të kthehej në Shqipëri.

Rasti i tij mbështetet në “të drejtën e diskutueshme për respektimin e jetës familjare”, siç përcaktohet në Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut (KEDNJ). Kjo përfshin të drejtat e prindërve për të pasur kontakt me fëmijët e tyre.

Kryeministri Rishi Sunak thuhet se po shqyrton tërheqjen e Britanisë së Madhe nga GJEDNJ për ta bërë më të lehtë deportimin e emigrantëve.

Dje, një gjykatë që shqyrton ankesat ndaj vendimeve të Home Office, tha se Ajazi ka një djalë dy vjeç, i cili ka lindur në kohën kur ai ishte në burg.

Angela Sharma, që përfaqëson Ajazin, i tha gjykatës së nivelit të parë se klienti i saj pranoi se ai ishte përfshirë në një ‘krim të rëndë në MB’ dhe se ishte ‘i penduar për këtë’.

Por ajo argumentoi se do të ishte ‘tepër e ashpër’ të ndahej Ajazi nga djali i tij dhe Zelihe Vehapaj, 22 vjeç, nëna e djalit dhe partnerja e Ajazit. Zonja Vehapaj, vetë një shtetase shqiptare, jeton me djalin e tyre në një banesë të shtetit në Londër, ndërsa Ajazi jeton me vëllain e tij në Norwich.

Ajazi, i cili tha se e viziton djalin dhe partneren e tij katër herë në javë, beson se jeta e tij mund të rrezikohet në Shqipëri për shkak të një borxhi prej 26,000 £ që ai grumbulloi nga një varësi ndaj kokainës. Megjithatë, një kërkesë për azil në bazë të këtyre kërkesave u refuzua vitin e kaluar dhe Ajazi ende nuk ka paraqitur ankesë.

Një përfaqësues i Home Office argumentoi që dëbimi të zbatohej për shkak të përfshirjes së tij në një ‘krim veçanërisht të rëndë’ dhe mungesës së provave për përkushtimin e Ajazit ndaj familjes së tij.

Një vendim për ankesën pritet në javët në vijim.

Kokainë me shërbim “Delivery”, shpërndarësi shqiptar i drogës shfrytëzon të drejtat e njeriut për të kundërshtuar deportimin nga Britania (Emri)

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook