Viktor Da Silva është një futbollist i Partizanit. Ashtu siç kishte bërë të ditur ekskluzivisht “Panorama Sport”, futbollisti ka lënë Qipron dhe është kthyer në Shqipëri, për t’iu bashkuya4r të kuqve të cilët e kanë ndjekur me ngulm në muajt e fundit.
Futbollisti ka udhëtuar sot drejt Shqipërisë dhe pasi ka gjetur shpejt akordin me të kuqtë, është shfaqur në stërvitjen e pasdites të kryeqytetasve të cilët po përgatiten për ndeshjen e parë në kampionat. Lojtari brazilian ka hyrë në fushë duke biseduam me trajnerin Kolela, i cili kishte insistuar për ta patur në radhët e ekipit.
Pasi është sqaruar me trajnerin për stërvitjen dhe gjendjen, radhën e kishte “sqarimi” me shokët e rinj të skuadrës. Edhe Da Silva i është nënshtruar traditës së krijuar në ekipet e futbollit ku lojtarët i presin afrimet e reja me tunelin e famshëm. Futbollistët e të kuqve janë rreshtuar dhe Da Silva ka kaluar në mes të tunelit duke u “përshëndetur” me shpulla nga shokët e skuadrës që e kanë bërë në këtë mënyrë pjesë të tyre futbollistin brazilian i cili ka qenë një ndër më të spikaturit në Superiore në dy sezonet e kaluara, kur veshte fanellën e Vllaznisë.
Arena e Lajmit