Policia e Mersejsajd ka bërë të ditur se ka mbyllur zyrtarisht çështjen rreth Kristiano Ronaldos dhe ngjarjes së pakëndshme që ndodhi në prillin e këtij viti kur portugezi goditi një fëmijë me autizëm. Gjatë ndeshjes në transfertë ndaj Evertonit, pas humbjes 1-0, Ronaldo goditi me forcë në dorë fëmijën 14-vjeçar që po e filmonte, me ngjarjen e cila bëri xhiron e rrjeteve sociale.
Ai i theu celularin 14-vjeçarit Xhekob Harding dhe mamaja e tij e denoncoi publikisht në rrjetet sociale futbollistin portugez për këtë sjellje. Policia hapi hetimet dhe tashmë duket se i ka mbyllur me një paralajmërim për sulmuesin.
“Mund të konfirmojmë se një 37-vjeçar mori pjesë në mënyrë vullnetare dhe u mor në pyetje në lidhje me një akuzë për sulm dhe dëme të shkaktuara.
Aludimet kanë të bëjnë me incidentin pas ndeshjes Everton-Mançester Junajtid në stadiumin “Goodison Park” të shtunën e 9 prillit. Çështja është trajtuar me masën e paralajmërimit me kusht. Çështja është tashme e mbyllur”, ishte komenti i policisë angleze për këtë temë. Sipas mediave angleze, Ronaldo ka pranuar që të paguajë një kompensim për dëmin që i shkaktoi djaloshit 14-vjeçar.
Arena e Lajmit