FOTO+VIDEO/ Seanca maratonë, debate e kaos në parlament për ‘fjalën e lirë’, grupi i Berishës rrethon foltoren, Rama mban fytyrën mes duarve e pi kafe, shihni çfarë ndodhi në parlament

Berisha Parlament Ok Rama (3)

Seanca që pritet të jetë maratonë, ka nisur me debate e replika të forta në parlament, akuza e kundër akuza për portin e Durrësit dhe buxhetin.

Opozita ka kërkuar po kështu t’i jepet fjala dhe kanë protestuar siç thanë ata për “fjalën e lirë” dhe pasi kreut të PD-së nuk i është lejuar t’i përgjigjet kreut të grupit të PS-së Taulant Balla, deputetët e opozitës kanë rrethuar foltoren. Pas tyre dhe punonjësit e Gardës.

Kryeministri Rama ka qëndruar në vendin e tij, e teksa Berisha i drejtohet me gisht, ai mban fytyrën mes duarve. Më tej shihet teksa pi kafen, një ritual i zakonshëm i tij në seancat plenare.

Foltorja vijon të jetë e rrethuar dhe deputetët e PD vazhdojnë seancën nëpërmjet rrjeteve sociale. (Fotot: LSA)

FOTO+VIDEO/ Seanca maratonë, debate e kaos në parlament për ‘fjalën e lirë’, grupi i Berishës rrethon foltoren, Rama mban fytyrën mes duarve e pi kafe, shihni çfarë ndodhi në parlament

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook