VIDEO/ Golin e parë në Serinë A ia shënoi Interit, shikonin notën dhe statistikat e Asllanit ndaj zikaltërve

Ylli i Kombëtares shqiptare, Kristjan Asllani, gjeti golin e parë në Serinë A në karrierën e tij që pritet të jetë tepër e ndritur. Talenti kuqezi, arriti të realizonte një gol fantastik në duelin ndaj Interit, që përfundoi me rezultatin 4-2, në favor të zikaltërve të Inzagit.

Inter-Asllani

Në përfundim të takimit, Asllani u vlerësua me notën 6.5 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Mesfushori shqiptar qëndroi gjatë gjithë lojës në fushë, teksa realizoi edhe 15 pasime të sakta nga 20 në total.

Edhe pse përballë kishte kundërshtarë të nivelit të lartë si Barrela, Çalhanoglu dhe Brozoviç. Edhe pse vetëm 20-vjeç, Asllani luajti si i barabartë ndaj emrave të lartpërmendur.

Kristjan Asllani Sofa

Arena e Lajmit


VIDEO/ Golin e parë në Serinë A ia shënoi Interit, shikonin notën dhe statistikat e Asllanit ndaj zikaltërve

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook