Lanë gjysmën e qytetit pa energji elektrike/ Si u zbulua grupi kriminal shqiptaro-spanjoll, 6 të arrestuar për trafik droge

8517091 C6d718bc

Policia Kombëtare arrestoi gjashtë persona në një  operacion kundër kultivimit dhe trafikimit të marijuanës që ka zhvilluar në fund të muajit janar në Espluga Calba.

2667 bimë marijuanë dhe 27 kilogramë gjethe të thata marihuane u konfiskuan, siç raportoi SEGRE më 25 janar.

Operacioni u krye në datat 17 dhe 26 janar dhe përfundoi me arrestimin e gjashtë personave me kombësi shqiptare dhe spanjolle, të cilët dyshohet se kanë formuar një grup kriminal për trafikun e drogës, i krijuar në Espluga Calba.

Ky operacion ka bërë të mundur çmontimin e shtatë impianteve të brendshme në të cilat kishte pothuajse tetëdhjetë drita dhe transformatorë elektrikë. Shkas për operacionin policor ishte ndërprerja e energjisë e regjistruar disa ditë më parë që preku gjysmën e qytetit.

Lanë gjysmën e qytetit pa energji elektrike/ Si u zbulua grupi kriminal shqiptaro-spanjoll, 6 të arrestuar për trafik droge

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook