“Përgjigjen se ku është çeta e kusarëve do t’ua jap të plotë”, Rama: Gjendja e emergjencës s’ka asnjë lidhje me situatën sot. Mund të stimuloj një përmbytje globale nëse…

Parlament Kaos 24 Nentor (4)

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot gjatë përgjigjes për opozitën lidhur me kërkesën për shpalljen e gjendjes së emergjencës në zonat e përmbytura se kriteret për shpalljen e saj nuk kanë asnjë lidhje me situatën e aktuale.

Rama tha se Shkodra përmbytej në qeverinë e kaluar si rezultat i keqadministrimit skandaloz, kriminal, korruptiv të kaskadës.

“Meqë do ta marr fjalën dhe njëherë tjetër, përgjigjen se ku është çeta e kusarëve do tua jap shumë të plotë sot.

Ndërkohë që për sa i përket çështjeve të ngritura prej jush në parantezën e bërë lexova që shqetësimi juaj kryesor dhe pyetja juaj kryesore ishte pse nuk shpallet gjendja e emergjencës. Gjendja e emergjencës ka një kuadër të plotë ligjor, kritere të përcaktuara që nuk kanë asnjë lidhje me situatën e aktuale. Nuk dëshiroja të hyja në krahasime, por meqë hytë ju në krahasime, i qëndroj asaj që ndatë bujarisht me publikun sepse janë faktet që flasin shumë qartë dhe ai sinkron është nxjerrë nga një moment katastrofik për Shkodrën dhe për gjithë zonën e perëndimit si rezultat i keqadministrimit skandaloz, kriminal, korruptiv të kaskadës, ajo ishte e vërtetë dje, është e vërtetë sot”, tha Rama.

Ai theksoi më tej se faktet janë nga bashkia e Shkodrës dhe se përmbytja është stimuluar nga opozita.

“Ndërkohë pikërisht për ta ilustruar sinkronin dhe për t’ju thënë që Rama junior dhe Rama senior është i njëjti person, po i referohem shifrave të bashkisë Shkodër, jo të qeverisë, e cila dihet botërisht që nuk influencohet nga qeveria jonë. Në atë kohë kur unë kam thënë atë janë përmbytur mbi 25 mijë ha, vetëm në zonën e Shkodrës, nga të cilat 14 mijë kanë futur brenda edhe qytetin e Shkodrës në atë kohë.

Ndërkohë që prapë referuar bashkisë Shkodrës, sipërfaqja e përmbytur ka qenë 1458 ha. Këtë herë nuk ka lidhje me kaskadën dhe 4 mijshen që sollët ju është e sakta, por nuk është vetëm për Shkodrës, por edhe për Lezhën

Zonat të cilat shumë më pak se më parë, se ka punuar bashkia.
Ka një problem me zonën e ish-kënetës, sepse është ndërtuar nën kuotë. Pyetja juaj që nëse qeveria ka menduar ti zhvendosë, kjo vlen për shumë vende, jo vetëm në Shkodër, kjo bëhet duke bashkëpunuar se bashku.

Për të ardhur tek banorët e prekur. Mbi 68 mijë banorë të prekur nga shifrat e bashkisë Shkodër, ndërsa sot 130 qytetarë të evakuuar, nga 14 mijë në atë kohë.

Ne kemi pasur shumë më tepër përmbytje, kur nëpër botë përmbytjet ishin gjë e rrallë. Sot ato ndodhin, por që të kthehemi përsëri që ka përmbytje e përmbytje, sepse kur kam folur atje përmbytja ka qenë e robit jo e zotit. Uji në përmbytjen e atëhershme vajti deri në çati dhe prekur sipas bashkisë Shkodër 6130 shtëpi. Po bashkia e Shkodrës këto ditë thotë që ka pasur 30 shtëpi.
Nëse unë marr kamerën e iphonit tim dhe fus në një vrimë me ujë këtu në të djathtë të korridorit mund të simuloj një përmbytje globale.
Në këtë rast nuk flas unë, por flet bashkia e Shkodrës që drejtohet jo nga PS, por nga më të flaktit e më të përvëluarëve të asaj që dikur quhej PD”, deklaroi Rama.

“Përgjigjen se ku është çeta e kusarëve do t’ua jap të plotë”, Rama: Gjendja e emergjencës s’ka asnjë lidhje me situatën sot. Mund të stimuloj një përmbytje globale nëse…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook