Ndeshja ndaj Egnatias, Partizani me njoftim të rëndësishëm për tifozët

Partizani do të luajë ndeshjen e parë të Kategorisë Superiore ndaj Egnatias, ditën e shtunë në orën 19:30 në stadiumin “Elbasan Arena”.

299828385_1954897888037931_631397826091495909_n

Së fundmi klubi i kuq u ka bërë me anë të një postimi në profilin e saj të rrjetit social “Facebook”, çmimet e biletave për këtë takim.

Biletat variojnë nga 300 lekë të reja deri në 1000 lekë të reja. Në tribunat C, D, E, F dhe G bileta do të kushtojë 300 lekë të reja. Në tribunat A dhe B një biletë do të kushtojë 1000 lekë të reja.

NJOFTIMI I KLUBIT TË PARTIZANIT –

“NJOFTIM PËR ÇMIMET E BILETAVE

⚽FK PARTIZANI – KF EGNATIA

🗓️ E SHTUNË 20 GUSHT ⏰ 19:30

🗣️Ju njoftojmë se për këtë takim çmimet e biletave në Tribunat respektive të stadiumit “Elbasan Arena” do te jenë:

🎫Biletat në Tribunat: A dhe B do të kushtojnë 1 000 Lek (të reja)

🎫Biletat në Tribunat: C, D, E, F dhe G do të kushtojnë 300 Lek (të reja)

📍Tribuna qëndrore: A3, A4, B3, B4, B5, dhe sektorët e tribunave C, D, E dhe F do të jenë në dispozicion të tifozerisë së 🔴🔴

📍Tribuna G do të jetë sektori i rezervuar për tifozerinë mike.

🔻Biletat mund ti siguroni duke filluar nga dita sot e në vazhdim nga ora 10:00 deri në orën 19:00 pranë pikës së shitjes në stadiumin🏟️ “Air Albania” në Tiranë, ndërsa të shtunën biletat mund ti gjeni edhe në sportelin pranë stadiumit🏟️ “Elbasan Arena” në Elbasan.

#PërjetMeTyPartizan🔴”

– Arena e Lajmit


Ndeshja ndaj Egnatias, Partizani me njoftim të rëndësishëm për tifozët

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook