Garë e ethshme për titullin në Serinë A, legjenda Bufon: Ndaj Veronës sfida fatale për Milanin

Xhanluixhi Bufon dhe Parma e kanë humbur sivjet trenin për të kërkuar ngjitjen në Serinë A, por këtë do ta provojnë sezonin tjetër.

bufon

Ish-portieri i Juventusit gjithsesi ka dashur që të japë edhe opinionin e tij lidhur me luftën për titull, ku si bardhezi në gjak, ai nuk kërkon që të shohë Interin të triumfojë:

“Mjafton të shohësh renditjen për të kuptuar se Milani është favorit, por vetëm sepse ata kanë në favor të tyre edhe përballjet direkte me Interin. Kjo do të thotë se ata mund t’i lejojnë vetes një barazim në këto tri ndeshje. Gjithsesi, unë mendoj se nëse këtë bonus Milani nuk e shpenzon të dielën me Veronën, sfida fatale duke parë kalendarin e tyre, dhe arrijnë të dalin nga ‘Bentegodi’ me tri pikë, atëherë titulli do të jetë i kuqezinjve”.

Arena e Lajmit


Garë e ethshme për titullin në Serinë A, legjenda Bufon: Ndaj Veronës sfida fatale për Milanin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook