Vllaznia nuk e ka zgjidhur ende çështjen e mesfushorit Esat Mala, paçka se lojtari është prezantuar zyrtarisht nga klubi shkodran dhe ka një javë që po stërvitet me ekipin.
“Panorama Sport” mëson se turqit e Giresunsporit, që kanë pasur kontratë me Malën dhe e ka dhënë në formë huazimi në sezonin e fundit te Partizani, nuk e ka lëshuar ende kartonin për t’i hapur rrugën e federimit të lojtarit te Vllaznia.
Në këto kushte, derisa futbollisti të gjejë konsensusin e plotë me turqit, e ka të pamundur të aktivizohet me fanellën kuqeblu.
Gazeta zbulon se Mala dhe vetë klubi shkodran pritet t’i drejtohen FIFA-s për këtë çështje, duke sqaruar situatën dhe dhënë dritën jeshile për federimin.
Arena e Lajmit