Një ngjarje e pabesueshme ka ndodhur ditën e sotme, teksa Robert Levandovski po bëhej gati të hynte në klubin e Barcelonës. Tre persona kanë tentuar të grabisin futbollistin polak teksa ai ishte ndalur në dyert e klubit, duke i marrë me forcë një orë nga dora.
Mediat spanjolle kanë bërë të ditur se lojtari ishte ndalur në dyert e qendrës stërvitore dhe po firmoste autografe si zakonisht për tifozët e shumtë që ndalen aty në pritje të firmës nga idhujt e tyre. Por në atë moment, tre persona në bashkëpunim kanë hapur me forcë derën e pasagjerit përpara dhe i kanë marrë me forcë nga dora Levandovskit orën e tij që raportohet se kushton rreth 75 mijë euro.
Hajdutët më pas ishin larguar me shpejtësi ndërsa e përditshmja katalanase “Sport” tregon se Levandovski i kishte ndjekur ata. Edhe policia e cila ka gjithmonë një patrullë afër klubit, kishet filluar ndjekjen, ndërsa lojtari ishte futur në ambientet e klubit. Më pas, policia kishte bërë të ditur se ishte bërë i mundur ndalimi i tre personave dhe kishte rikuperuar orën e Levandovskit të cilën ata ishin munduar ta fshihnin poshtë një peme.
Arena e Lajmit