Foshnja e infektuar me HIV/AIDS , flet babai: Manastrliu nuk pranoi të na takonte, jemi detyruar të shkonim në…

1200 630 7ed4bd3742711660b55227791766b052

Familjarët e fëmijës të infektuar me HIV/AIDS janë larguar nga Shqipëria drejt Italisë, për kurimin e tij.

Në një intervistë për “Panorama e Mëngjesit”, babai i fëmijës tha se nuk ka pasur asnjë reagim nga institucionet shqiptare dhe “askush nuk mban përgjegjësi”, për atë që i ndodhi djalit të tij.

Ai theksoi se kanë insistuar që të takohem me Ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu por sipas tij ajo “kurrë nuk e mori hapin të na takonte, nuk e konsideroi të rëndësishme kauzën e djalit tonë në axhendën e saj.”

“Në 5 shtrimet që ka pasur fëmija ishin tek pediatria e QSUT-së. Duhet një hetim i plotë nga ana e Prokurorisë. Por problemi qëndron se pas kallëzimit tonë që kemi bërë më 21 qershor 2022, kalvari jonë nuk përfundon këtu, duke mos parë asnjë reagim. Kemi pasur takime të shumta nga zv.ministrja Mira Rakacolli, teka Albana Fico, drejtoresha e spitalit, drejtoresha e depos famaceutike, askush nuk mban përgjegjësi.

Ka qenë institim i vazhdueshëm nga ana e bashkëshortes sime për tu takuar personalisht me zonjën Ogerta Manastirliu, kurrë nuk e mori hapin të na takonte për të parë çfarë ndodhi me djalin tonë. Në fund jemi qytetarë të atij vendi dhe meritojmë shpjegime se çfarë ndodhi me djalin tonë. Ajo kurrë nuk e konsideroi të rëndësishme kauzën e djalit tonë në axhendën e saj. Na caktoi Mira Rakacollin që është thjesht një figurë.

Atëherë siç e thashë bëmë kallëzimin, por nuk është nisur asnjë lloj hetimi. Kallëzojmë sistemin shëndetësore dhe Saimir Hysa anon drejt pallës së kallëzuar, mbylli çështjen duke mos nisur asnjë hetim, ishim në Itali në atë kohë. U detyruam të kthehemi për të dorëzuar provat, e apeluam dhe gjykata e shkallës së parë dha vendimin në favorin tonë. Ai e apeloi sërish”, tha babai.

Foshnja e infektuar me HIV/AIDS , flet babai: Manastrliu nuk pranoi të na takonte, jemi detyruar të shkonim në…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook