Suksesi i Realit në Champions, yjet e Barçës s’u besojnë syve: Diçka paranormale

“Këto përmbysjet e Realit po nisin të tingëllojnë si diçka paranormale”. Të tilla fjali janë artikuluar nga disa prej lojtarëve të Barcelonës teksa ata kanë zbritur në fushë për t’u stërvitur të enjten, një ditë pasi Reali kishte mundur Mançester Sitin 3-1 për të siguruar një vend në finalen e Ligës së Kampioneve.

real-barca

Sipas gazetës spanjolle “AS”, ka pasur nga ata që kanë shkuar edhe më tej. “Është kaq e çuditshme sa duket si një magji e zezë”. Por thellë-thellë, në dhomat e zhveshjes së Barcelonës të gjithë kanë rënë dakord se suksesi i radhës i Realit nuk mund të cilësohet kurrsesi si një rastësi.

Përmbysja ndaj Sitit ishte e radhës për Realin, që kishte bërë të njëjtën gjë edhe me Paris SG-në dhe Çelsin. “Ky nuk është më fat, është diçka tjetër, përtej fatit”, citohet të ketë deklaruar një nga yjet e Barcelonës, por që gazeta “AS” nuk e ka bërë me dije emrin e tij. Sigurisht që duket se prapa mrekullisë së Realit qëndron diçka tjetër, pasi deri në minutën e 89-të madrilenët ishin të dërrmuar, të dominuar nga Siti, por gjetën forcë për t’u ngritur dhe kthyer gjithçka në favorin e tyre.

Lojtarëve të Barcelonës nuk u kanë shpëtuar lëvizjet e bëra nga trajnerët, me disa të tjerë që mbetën të befasuar edhe nga zëvendësimet e bëra nga Pep Guardiola, veçanërisht në rastin e Kevin de Bryjnes, i cili është truri i lojës së Mançester Sitit. Disa të tjerë kanë parë sytë nga vetja, duke kujtuar se vetëm Barcelona ka qenë në gjendje t’i bëjë një dush të ftohë Realit në këtë sezon, pikërisht në “Klasiken” e fituar nga katalanasit 0-4 në “Bernabeu”.

Arena e Lajmit


Suksesi i Realit në Champions, yjet e Barçës s’u besojnë syve: Diçka paranormale

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook