Laboratori me drogë në Frakull, reagon Çuçi: Asnjë kompromis me krimin

Cuci

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi ka reaguar në lidhje me aksionin për zbulimin e një laboratori droge në Frakull të Fierit, që çoi në arrestimin e 10 shtetasve shqiptare.

Çuçi teksa falënderoi për punën Policinë, nënvizoi faktin se asnjë nuk ka asnjë kompromis me krimin dhe ndaj kujtdo që bëhet palë me të.

REAGIMI I CUCIT
Finalizimi me sukses i operacionit për goditjen e një grupi të strukturuar kriminal në Fier, me 10 të arrestuar deri më tani dhe sekuestrimin e një sasie të konsiderueshme të dyshuar si kokainë, është një tjetër punë e kryer shumë mirë nga Policia e Shtetit. Profesionalizëm dhe integritet prej momenteve të para kur nisën hetimet dhe deri në goditjen e fundit. Asnjë kompromis me krimin dhe kujtdo që bëhet palë me të. Frontalisht përballë atyre që shkelin ligjin e mbjellin pasiguri. Përgëzime Policisë së Shtetit dhe veçanërisht efektivëve që morën pjesë në këtë operacion.

Arena e Lajmit

Laboratori me drogë në Frakull, reagon Çuçi: Asnjë kompromis me krimin

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook