“Do të jem te Tirana të paktën dhe një sezon”, Bekaj gati për sfidën me Kukësin: Jemi sërish për titull, por…

Tirana sot do të startojë edicionin e ri të Kategorisë Superiore në “Kukës Arena” në orën 17:00 ndaj Kukësit. Në prag të kësaj supersfide përpara mediave ka folur portieri i bardhebluve, Visar Bekaj, i cili ka analizuar këtë duel të parë për kryeqytetasit. Lojtari u bashkua me bardheblutë shtatorin e 2020-ës, teksa u ble nga Tirana për 100 mijë euro prej Prishtinës.

bekaj

Nga ana tjetër, nëse shitet portieri skuadra kosovare do të mbajë një pjesë të shumës, sepse Prishtina ka një pjesë të kartonit të Visar Bekajt. 400 mijë euro është vlera e Visar Bekajt.

Portieri është blerë nga KF Tirana për 100 mijë euro nga ekipi i Prishtinës para dy sezoneve kur skuadra doli kampione. Nga ana tjetër, 37 ndeshje në Superiore dhe Kupë e katër në Europë koleksionoi këtë sezon Visar Bekaj. Futbollisti ka qenë në fushë 3333 minuta në kampionatin shqiptar dhe 360 minutanë Champions e Konferencë Ligë.

E ARDHMJA – “Do të jem te Tirana për të paktën edhe një sezon. Kam kontratë dhe do ta respektoj deri ditën e fundit”.

KAMPIONATI DHEOBJEKTIVAT – “Çdo vit kampionati bëhet edhe më i vështirë këtu në Shqipëri. Tiranagjithmonë e ka synuar vendin eparë që të shpallet kampion”.

GRUPI I LOJTARËVE –“Shpresoj që me këtë grup qëkemi, me këta lojtarë që janëafruar së fundmi, të kemi edhemë shumë përmirësim dhe tëvazhdojmë më tej pavarësishtlargimeve të shumta. Jemi dukeu përshtatur me njëri-tjetrin,edhe pse 70% e ekipit ka mbetur, ai 30% është duke u kuptuar mirë me grupin tjetër tëskuadrës”.

RIVALËT – “Të gjithë janëkundërshtarët e Tiranës, nuk kakundërshtar të lehtë”.

TAULANT SEFERI – “Seferiështë futbollisti më i mirë i kampionatit dhe do të jetë një mungesë e madhe nëse largohet, porkemi lojtarë të tjerë që mund tazëvendësojnë shumë mirë”.

Arena e Lajmit


“Do të jem te Tirana të paktën dhe një sezon”, Bekaj gati për sfidën me Kukësin: Jemi sërish për titull, por…

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook