“Lufta” për fronin në Superiore, të gjithë kundër Tiranës. “Revolucion” në ekipe, disa pretendentë dhe probleme

Pas 84 ditëve pushim, sot starton Kategoria Supe riore për sezonin 2022- 2023, teksa do të jetë kampionati i 84-t në historinë e futbollit shqiptar. FSHF-ja ka përzgjedhur si ndeshje hapëse atë mes Kukësit dhe Tiranës kampione në fuqi, që do të luhet në 17:00 në stadiumin e rindërtuar të qytetit verilindor.

KATEGORIA SUPERIORE

Ky sezon vjen me disa risi, pasi për shkak të zhvillimit në nëntor të Botërorit “Katar 2022”, do të ketë një ndërprerje të pazakontë, thuajse njëmujore pas javës së 13-të të kampionatit (ndërpritet më 12 nëntor), për të rifilluar më pas me finalen e Superkupës, Tirana-Vllaznia më 7 dhjetor, si dhe në vijim javën e 14-të, që do të luhet më 11 dhjetor.

Pas rënies së Dinamos dhe Skënderbeut nga elita, vendin e tyre e kanë zënë Erzeni, që rikthehet në Superiore pas 19 sezonesh dhe Bylisi që qëndroi vetëm një vit në Kategorinë e Parë. Por çfarë presim nga ky sezon dhe si vijnë skuadrat?

Merkatoja e verës, e cila mbyllet më 31 gusht, ka sjellë ndryshime të mëdha në thuajse 70% të skuadrave. “Revolucionet” prekën klube si Partizani, Laçi, Kukësi, Teuta, Egnatia dhe gjithashtu Erzeni i sapongjitur, që ka larguar një ekip të tërë dhe është ndërtuar nga e para.

Por, ndryshime pati edhe te Tirana, që nuk do të ketë më titullarë si Hoxhallari, Totre, Toli dhe Hoti. Megjithatë, bardheblutë mbeten ekipi për t’u mundur dhe në luftën për “fronin”, të gjithë janë kundër tyre, pasi kanë ruajtur pjesën më të madhe të grupit që u shpall kampion.

Por, me merkaton e hapur, surprizat mund të jenë prezente deri në limit, për më tepër që golashënuesi më i mirë, Taulant Seferi, duke më pranë largimit sesa qëndrimit.

Edhe këtë sezon, kampionati nis me problematikën e stadiumeve, me Partizanin që detyrohet të startojë nga Elbasani, pasi nuk e ka përfunduar ende impiantin e vetë dhe gjithashtu “Air Albania” nuk është gati. Nga ana tjetër, Erzeni do t’i luajë ndeshjet si pritës në stadiumin e Teutës.

Por cilët janë pretendentët për titull? Tirana kampione në fuqi e ka shpallur hapur ambicien për të fituar sërish, por të njëjtën gjë synojnë edhe Partizani, Vllaznia, Kukësi dhe Laçi.

Këtë sezon Superiorja ka ndryshuar edhe transmetuesin, teksa të drejtat i ka blerë “OverSport”. Në kanalet e kësaj platforme do të transmetohen ndeshjet, ndërsa të ardhurat e klubeve pritet të jenë më të mëdha, pasi e drejta TV është blerë 1.2 milionë euro në sezon.

Arena e Lajmit


“Lufta” për fronin në Superiore, të gjithë kundër Tiranës. “Revolucion” në ekipe, disa pretendentë dhe probleme

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook