Vllaznia nuk heq dorë, kërkon me ngulm në skuadër sulmuesin që u largua nga Shkëndija

Vllaznia nuk heq dorë nga përforcimi sulmit. “Panorama Sport” mëson nga burime pranë klubit se jo vetëm që ka pasur bisedime, por janë bërë edhe konkrete për sulmuesin shkodran, Sindri Guri.

guri

Prej pak ditësh, 28-vjeçari është një futbollist i lirë. Sulmuesi shkodran ka mbyllur bashkëpunimin me Shkëndijën e Tetovës dhe është vënë në kërkim të një ekipi të ri. Kuptohet që synimet e tij janë për të firmosur në një kampionat më të fortë, por deri në këto momente ende nuk ka asgjë konkrete.

Në këto rrethana, drejtuesit e Partizanit janë duke synuar ta bindin 28-vjeçarin për t’u bërë pjesë e tyre për sezonin e ri. Por nga ana tjetër, të njëjtën gjë po tenton edhe Vllaznia.

Nga burime pranë klubit shkodran mësohet se drejtuesit kuqeblu i kane bërë një ofertë zyrtare Sindrit Gurit për t’u rikthyer në vendlindje.

Përgjigjja e parë e sulmuesit ka qenë se ai dëshiron të firmose me një ekip jashtë vendit, ku zërat e merkatos falin për interesime nga Turqia dhe Rumania. Por, me kalimin e ditëve, nuk përjashtohet mundësia që Guri të mendojë edhe për një rikthim në Shqipëri, e ndoshta pse jo, te Vllaznia. Por, një gjë e tillë ndoshta do të marrë rrugëzgjidhje vetëm pas disa ditësh. Nëse realizohet ky transferim, i bie që trajneri Mirel Josa ta ketë “top” fazën sulmuese.

A.URUÇI – Arena e Lajmit


Vllaznia nuk heq dorë, kërkon me ngulm në skuadër sulmuesin që u largua nga Shkëndija

Ju mund të regjistroheni në buletinin tonë të lajmeve plotësisht falas

Mos e humbisni mundësinë për t'u informuar për lajmet më të fundit dhe eksluzive, filloni tani abonimin tuaj falas me e-mail.

Welcome

Instalo aplikacionin tonë
×
Na ndiqni

Na ndiq në Facebook